Botohet numri i shtatë i revistës letrare "Qëndresa" në Preshevë
Doli nga shtypi numri i shtatë i revistës letrare "Qëndresa", organ i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" Preshevë.Revista letrare “Qëndresa” është revistë vjetore dhe del në vigjilje të Referendumit për Autonomi politiko-territoriale, me të drejtë bashkangjitje Kosovës, dhe është gjithpërfshirëse" është shprehur Bilall Maliqi themelues i k♪7saj reviste.
Edhe ky numër i revistës ka shkrime të lloj-llojshme, të cilat e bëjnë revistën atraktive për lexim, brenda revistës lexuesi mund të gjejë një larushi të shkrimeve, duke filluar me poezi, prozë, studime dhe kritika, poezi nga letërsia botërore dhe aforizma.
"Shfrytëzoj rastin që në emër të redaksisë dhe në emër të lexuesve të kësaj reviste ta falënderoj donatorin kryesor të këtij numri dhe të tre numrave të ardhshëm Qenan Haxhi Vlora Hamdiu, dashamirës i kulturës, atdhetar dhe veprimtari i njohur në rrafshin kombëtar, për këtë ndihmë materiale për « Qëndresën » e cila falë donatorëve të tillë mbijeton dhe ka jetëgjatësi", ka thënë Maliqi./Titulli.com/